Dita e fundit e 2020-tës, e shpresoj të jetë edhe fundi i krejt negativitetit e lajmeve të k’qija që e kanë përcjell këtë vit.
M’duket që këtë vit na ka kapur më shumë se kurrë ajo fryma e “New Year, New Me”, vetëm këtë vit unë e kisha ndryshu në “New Year, New Us”… se e kuptuam që nganjëherë nuk po mjafton vetëm vetja me bo ndryshimin.
Ndoshta 2020-ta s’ka qenë edhe aq e keqe sa duket. Ndoshta i kemi mësu e kuptu shumë gjëra që ndryshe nuk i kishim kuptu kurrë! Ndoshta gjatë këtij viti e kemi marrë lajmin ma të mirë në jetën tonë! Ndoshta gjatë këtij viti na ka ndodh gjëja që e kemi dashtë ma së shumti në jetë me na ndodh! E përkundër k’tyre pse 2020-tën kemi me kujtu si vit negativ? Ndoshta që, edhe nëse na kanë ndodh gjërat ma t’bukura najherë në jetë, atë g’zim, atë ndodhi, atë lajm, nuk kemi mujt me e nda ashtu qysh gjithmonë e kemi imagjinu me e nda e festu, e kjo ‘ta ka ndalë g’zimin në gjysmë’.
Shpresoj dhe uroj që 2021-ta na e sjell ndryshimin që po e kërkojmë, e përveç shëndetit, uroj të na e sjell lirinë qe se kemi pasë këtë vit, e kjo liri i ngërthen në vete të gjitha gjërat e tjera të mira që na kanë mungu në 2020-tën.
Shëndet e veç g’zime në 2021!