Borë, po get veç ti mundesh me na e zbardhë pamjen sot…
Ka vite që nuk na e m’lon dhe zbutë tokën në dhjetor…gjith’ po vonohesh…
Por, kësaj here, borë, hajde ma shpejt!
Hajde e fillimisht na sjellë qetësi tu i mbytë zhurmat…t’krijueme prej secilit prej neve…
Ngutu dhe sa do pak pastroje ajrin…e bashkë me te edhe këtë farë virusi t’pabesë…
Hajde e flladitna pak zemrat…t’pikllueme për krejt njerëzit që po na ikin kaq shpejtë e pa naj rend t’natyrshëm…
E për askënd n’mos u ngutsh, për fëmijët duhesh…sepse këta më së shumti po e mbajnë n’vete ankthin që e ka kapun krejt njerëzimin…
Hajde borë, e mos ia fal dakikun kësaj mjegulle!